Vaksinat nuk zgjasin, studimi: S`ka rëndësi mosha, dy doza Pfizer nuk mbajnë

Të vaksinuarit me dy doza të vaksinës së Pfizer në muajt janar dhe shkurt kishin 51% më shumë gjasa të prekeshin në korrik sesa personat e imunizuar në mars ose në prill, sipas një studimi të ri izraelit të publikuar në Nature Communications.

Ekipi i studiuesve punoi me mjekë nga KSM Research and Innovation dhe përdori të dhënat e ofruara nga Maccabi Health Services për të kryer një studim te thelluar, i cili krahasonte shkallën e incidencës së infeksioneve të reja dhe shtrimeve në spital të lidhura me COVID-19 mes njerëzve të vaksinuar kur fushata ne shtetin hebre ishte në fillimet e saj dhe atyre që u vaksinuan më vonë.

Studimi përfshiu më shumë se 1.3 milionë dosje. Aty u pa qartë se rreziku i infektimit ishte dukshëm më i lartë teksa individët që ishin imunizuar më herët, e po kështu shtohej dhe tendenca për të përfunduar në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet, thanë shkencëtarët, janë në përputhje me studimet e tjera mbi këtë temë që tregojnë një rënie të niveleve të antitrupave pas katër deri në gjashtë muajsh. Mosha e njerëzve nuk ndikon aspak, që do të thotë se efekti i vaksinës me kalimin e kohës, zbehet njësoj si tek më të rinjtë, ashtu dhe tek të moshuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?