Vaksinat, Shehu përgënjeshtron Ramën: Nuk është e vërtetë që Pfizer ka konflikt me vendet e BE

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu për Ora News ka reaguar për mbërritjen e dorës së dytë vaksinave anticovid në Shqipëri.

Shehu ka thënë se Serbia është shumë përpara nesh me procesin e vaksinimit, teksa ka përgënjeshtruar pretendimet e kryeministrit Rama se Pfizer ka stopuar për disa ditë furnizimin me doza në të gjithë botën.

Shehu: Pse nuk doli kryeministri të priste edhe kontingjentin e parë të 970 vaksinave? Por thotë sot që i dërgoi një vend serioz? Nuk di të ketë vende serioze kontrabandë, sepse ajo ishte një ardhje kontrabandë, pa asnj, pa asnjë certifikatë origjine, pa asnjë sigurim mall dhe realisht ai mall duhet të rikonfirmohet për efektivitetin e tij. Sepse kushtet e transportit asnjë nuk i siguron dhe janë krejt të dyshimta.

Nga ana tjetër kryeministri tha se ne dhe Serbia jemi të vetmet vende që kemi filluar vaksinimit. Nuk është e vërtetë. Kanë filluar edhe vende të tjera. Unë di të them vetëm që Serbia deri pasnesër firmos kontratën e fundit në 6.5 milionë doza, jo 1100 doza, duke siguruar në këtë mënyrë në total 11 milionë doza deri tani. Ndërsa ka filluar ndërkaq, pasi ka mbaruar vaksinimin e grupeve të riskut, ka filluar vaksinimin masiv të policisë. Kurse kryeministri thotë që vetëm vaksinimi i grupeve të riskut në Shqipëri do zgjasë 14 muaj. Kësaj i thonë prit gomar të mbijë bar. Vendet evropiane do ta përfundojnë vaksinimin e policisë brenda kësaj vjeshte, gjë që është krejtësisht e mundur edhe për Shqipërinë.

Nuk është e vërtetë që Pfizer ka konflikt me vendet e BE. Është një vonesë një javëshe, por Pfizer që nga java e kaluar ka filluar furnizimin normal të vendeve të BE sipas kontratave të firmosura.

SHKARKO APP