Vaksinim me detyrim edhe për administratën, policët, farmacistët dhe laborantët

Vaksinimi me detyrim nuk do të jetë vetëm për mësuesit, nxënësit dhe mjekëve.

Punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim. Lajmi u dha nga zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini për Top Channel.

”Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rritet. Rritja e këtyre shifrave të kombinuara me nisjen e vitit shkollor, kanë sjellë që 3 grupet e para mjekët, arsimtarët dhe studentët të bëjnë me detyrim vaksinë brenda muajt shtator, në të kundërt do të paraqesin në mënyrë periodike një tampon negativ. Shtimi i grupeve me detyrim ishte sidomos për sektorët që kanë kontakte me njerëz”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?