Vaksinim me detyrim, por gjysma e studentëve s’duan ta bëjnë

Komiteti Teknik i Ekspertëve, bëri me dije vendimin për vaksinim me detyrim për studentët, por 60% e tyre nuk dëshirojnë të kryejnë vaksinën, sipas një pyetësori të organizuar online nga portali Studentor. Ata dyshojnë se vaksina ka efekte anësore të pazbuluara, një pjesë e tyre e kanë kaluar tani afër covidin e disa të tjerë mendojnë se do e kalojnë koronavirusin lehtësisht pa pasoja se janë të rinj.

Sa të rinj do e kryejnë vaksinën me detyrim pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve në mënyrë që të ndjekin mësimin në auditor?

80% e studentëve nuk duan që vaksinat të jenë të detyrueshme megjithatë paradoksalisht kur pyeten se nëse ajo do të ishte e detyrueshme për të bërë mësim në universitet 72% përgjigjen që po do e bëjnë, dhe vetëm 28% e tyre shprehen se do të linin vitin akademik për ta vazhduar vitin tjetër me shpresën se vaksinimi nuk do të jetë me detyrim.

Përshtypjet e 500 të rinjve që kanë marr pjesë në studim në bashkëpunim me bordin kombëtar studentor nuk janë pozitive ndaj institucioneve shtetërore për menaxhimin e vitit të ri akademik. Pjesa më e madhe e studentëve shprehen se nuk kanë aspak besim te Ministria e arsimit dhe e shëndetësisë për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

SHKARKO APP