Vaksinimi anti-covid/Shqipëria e para, lë pas vende si Belgjika, Suedia e Franca

Procesi i vaksinimit në vend, jo vetëm që ka ulur shifrat e larta të virusit vdekjeprurës, por e ka bërë Shqipërinë të parin në listën nga Organizata e statistikave “Our World in Data”. Shqipëria renditet e para ndër vendet e rajonit dhe Europës për ritmet e vaksinimit ditor. Tabela me të dhënat e datës 5 maj tregon se Shqipëria ka ecur në të njëjtat ritme si BE me vaksinimet ditore për 100 banorë.

Sipas tabelës Shqipëria dhe BE, janë në krye me 0.61 vaksinime duke lënë pas vende si Belgjika me një rezultat prej 0.6, vaksinime, Suedia 0.6, Franca dhe Austria 0.59 si dhe vende të tjera më poshtë. Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut janë të fundit përkatësisht me rezultatet 0.15 dhe 0.11 vaksinime.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e djeshme në vendin tonë u vaksinuan 19197 qytetarë, ndërsa në total janë vaksinuar 556.584 qytetarë, prej të cilave mbi 451,189 vaksinime janë për persona mbi 60 vjeç. Në vendin tonë kanë mbërritur 747.700 mijë vaksina si Pfizer, Astrazeneca, Sputnik dhe Sinovac.

SHKARKO APP