Vaksinimi anti-covid, të moshuarit: Jemi në tension dhe ankth
Rreth 65 mijë të moshuar janë vaksinuar në Shqipëri. Një pjesë e tyre thonë se janë në ankth para kryerjes së vaksinës, edhe pse ata shpresojnë në mbrojtjen ndaj virusit.
“Me datën 30 prill do bësh dozën e dytë të vaksinimit, nëse do kesh dhimbje krahu do pish thjeshtë një paracetamol”,-i’u drejtua një të moshuare infermierja. Të moshuarit mbi 80-vjeç po iu drejtohen qendrave shëndetësore për tu vaksinuar kundër covid-19 me vaksinën kineze Sinovac.
Nga ana tjetër, një pjesë e të moshuarve thonë se janë në ankth, megjithatë ndërsa presin të vaksinohen ata shpresojnë në mbrojtjen ndaj virusit. ”Ku di unë kam tension, jam shumë në ankth të madh. Kam si frikë nuk e di tani sesi do shkojë”, tha një e moshuar.
”Nuk ka zgjidhje tjetër përveç vaksinës, nuk shpresojmë veçse tek shkenca. E kam kaluar Covid-19, rëndë kam qenë, mbi 20 ditë me temperaturë”, tha një i moshuar.