Vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca, Rama: Në Britani po vaksinohen miliona

Në një kohë që 18 shtete europiane e kanë pezulluar vaksinimin e popullatës me vaksinën nga AstraZeneca, në Shqipëri procesi po vijon dhe sipas kryeministrit Edi Rama nuk ka vend për shqetësim. ”Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë. Kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar. Tek disa mësues ka pasur edhe hezitime për marrjen e dozës së vaksinës së AstraZeneca për shkak se shumë vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët”,-tha Rama.

SHKARKO APP