Vaksinimi/ Muka: Pjesa më e madhe janë vaksinuar me vaksinën kineze, studimet e fazës së tretë nuk kanë dalë ende
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga rastet e para, deri sot pandemia Covid-19 u ka marrë jetën mbi 3 milionë personave në mbarë botën.
Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në RTV Ora ishte studiuesi dhe epidemiologu Taulant Muka.
“Izraeli është shteti që ka përdorur më shumë vaksina. Por edhe Britania apo Portugalia, megjithëse kanë vaksinuar një numër më të ulët të popullatës, sërish janë një histori suksesi. Dhe ndryshe duket gjendja në Francë, Gjermani ku shifrat janë shqetësuese, kjo edhe falë vaksinimit të avashtë.
Përsa i përket Shqipërisë, shifrat e ditëve të fundit janë shumë shpresëdhënëse. Nuk e di sa këto numra ndikohen nga fushata elektorale apo jo. Sa paraqesin realitetin apo jo pasi unë jam në Tiranë për momentin dhe rreth e rrotull nuk sheh ndonjë masë që respektohet. Numri i vaksinimit sipas qeverisë është mbi 300 mijë, është një numër jashtëzakonisht i lartë. Fatkeqësisht pjesa më e madhe janë vaksinuar me vaksinën kineze ku studimet e fazës së tretë nuk kanë dalë ende.
Të dhënat nga Brazili nuk flasin për një efikasitet premtues, 50%. Ka të dhëna nga Kili që flasim për një efikasistet në vdekshmëri dhe shtrim në spitale 80%“, tha ndër të tjera Muka.