Vaksinimi ndaj Covid-19, të moshuarit dyshojnë se do t’u vijë radha këtë vit
Procesi i vaksinimit ndaj Covid-19 në Shqipëri po vijon me bluzat e bardha. Të moshuarit janë më të rrezikuarit por edhe më të vështirët për t’u menaxhuar në këtë pandemi. Nga lulishtet ku grumbullohen për lojën e dominosë ironizojnë procesin e vaksinimit që po bëhet në vend.
Të tjerë të moshuar i tremben situatës dhe shpresojnë për vaksinimin sa më të shpejtë të tyre. Listat e të moshuarve që vaksinohen ndaj Covid-19 nxirren nga mjekët e familjes referuar udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.
Ditë më parë u krye vaksinimi i të moshuarve personalitete mbi 80-vjeç, proces që shkaktoi shumë debate, si dhe i atyre që ndodhen në azilet publike dhe private. Në të gjithë vendin janë rreth 82 mijë persona të moshës mbi 80-vjeç që presin të vaksinohen. Me dozat aktuale të Pfizer nuk mbulohet vaksinimi I personelit mjekësor në vend i cili është kategoria prioritare.