Vaksinimi në Lezhë, mësuesit marrin dozën e parë të vaksinës

Këtë të hënë ka nisur procesi i vaksinimit anti-covid për mësuesit në qytetin e Lezhës. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ambjentet e palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”. Kujtojmë se sot ka nisur rivaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç, në stadiumin “Air Albania”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër si po vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve, ndërsa ka theksuar se gjatë ditës së sotme do të vaksinohen rreth 2500 persona, mes të cilëve janë edhe ata që kanë nevojë për dozën e dytë.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?