Vaksinimi/Në radhë për dozën e dytë edhe të moshuarit

Fushata elektorale përfundoi dhe tashmë ka rinisur në mënyrë më të përshpejtuar edhe fushata e vaksinimit. Në sheshin “Skëndërbej” ka shumë qytetarë e të moshuar që ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.

Disa mosbesues deri tani nga vaksina kineze, disa në pamundësi shëndetësore dhe një pjesë tjetër prisnin uljen e moshës, këto janë disa nga arsyet e listuara nga ta.

Punonjësit e shërbimit taksi janë një pej kategorie të zhgënjyer nga mos vaksinimi. Ata duhet të presin zbritjen e moshës si të vetmen mundësi vaksinimi. Paralelisht me personat që po vaksinohen me dozën e parë, janë rreshtuar edhe qytetarët që kanë ditën për të marr dozën e dytë.

Thonë se ndihen më të mbrojtur dhe besojnë te vaksina. Që nga nisja e e këtij procesi janë vaksinuar rreth 435 mijë qytetarë. Deri në fund të qershorit autoritetet shqiptare synojnëvaksinimin e gjysmë milioni shqiptarësh.

SHKARKO APP