Vaksinohen mbi 4 mijë efektivë policie, 29 humbën betejën me Covid-19
Në luftën ndaj Covid-19 janë edhe uniformat blu, ndaj dhe sot janë më shumë se 4 mijë efektivë policie në të gjithë vendin kanë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Sinovac. Procesi i vaksinimit vijon që prej ditës së shtunë, ndërsa në Tiranë ky proces ka përfunduar për rreth 2 mijë efektivë policie.
Përgjatë katër ditëve të para të vaksinimit të punonjësve të policisë, pjesëmarrja ka qenë masive. Në Tiranë janë vaksinuar nga 500 efektivë në ditë, ndërsa ky proces pritet të përmbyllet deri ditën e enjte.
Si pasojë e Covid-19 kanë humbur betejën 29 efektivë policie në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 2 mijë të tjerë janë infektuar. Policia e Shtetit ka qenë e angazhuar gjatë kësaj periudhe edhe për kontrollimin e lëvizjeve të qytetarëve, vendosjen e maskave dhe respektimin e orës policore.