Vala e dytë e Covid-19 në Shqipëri? Shehu: Kemi një valë që nuk u menaxhua mirë që në fillim

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, e konsideron situatën aktuale me prirjen në rritje të të infektuarve, si pasojë e një menaxhimi të gabuar.  Sipas Shehut nuk kemi të bëjmë me valë të dytë, por për një valë që nuk u menaxhua mirë që në fillim.

“Duhet shtuar disa herë numri i testimeve pasi jemi në një pozitivitet të lartë. Minimalisht duhet filluar që nesër me testime publike të metodikës 2,500 në ditë për të shkuar ndoshta deri në 10 mijë në ditë, përveç testimeve në privat, ose ndoshta këto të shikohen dhe të futen brenda metodikës dhe të subvencionohen, ose ato të lihen jashtë dhe të merren për të dhëna statistikore… pra duhet minimalisht të shkojmë në 2,500 testime në ditë”,-tha Shehu.

Ish-ministri kritikoi qeverinë aktuale për përdorimin e ushtrisë në periudhën e izolimit dhe këmbënguli se pandemia duhet luftuar me strategji inteligjente dhe jo “me tanke dhe mitraloza siç i nxorën në mars”. Sipas tij, shpresa e vetme për gjendjen që ka Shqipëria është vaksina anti-covid.

SHKARKO APP