Valë e dytë koronavirusi? Epidemiologu: Rruga për ta shmangur

Covid-19 është ende i panjohur dhe frika për një valë të dytë është tek çdo vend i prekur. Epidemiologu Artan Simaku, jep shpresë pasi thekson  se më e keqja ka kaluar dhe situata në lidhje me koronavirusin është optimiste.

“Kriteri i vlerësimit janë rastet që shtrohen në spital dhe ato kanë ardhur në rënie, ndërkohë që trendi i shërimit është shumë i lartë. Virusi sigurisht që qarkullon dhe 80% e njerëzve e kalojnë pa simptoma. Raste do të ketë sërish dhe këshillohet që pavarësisht lehtësimit gradual të masave, të mos lehtësohen masat e distancimit social dhe higjienës. Pavarësisht situatës optimiste, kujdesi duhet të jetë maksimal”.

Kur u pyet për një valë të dytë të Covid-19, Simaku tha se mosha e tretë nuk duhet ta thyejë karantinën në asnjë mënyrë. “Duhet marrë në konsideratë si mundësi, prandaj theksojmë se masat e distancimit fizik nuk duhen neglizhuar nga popullata. Sa më të kujdesshëm të jenë qytetarët, aq më e madhe do të jetë mundësia e kthimit në normalitet. Mosha e tretë nuk duhet ta thyejë karantinën në asnjë mënyrë”, tha në “A2”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?