“Valë” gjobash në Tiranë. Kujdes në këto akse dhe kryqëzime (VIDEO)

Policia Rrugore ka nisur aksionin e ndëshkimit të të gjithë kundravajtësve në rrugët e Tiranës. Sipas një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se janë vendosur 62 gjoba në vetëm 2 orë në akset dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike në kryeqytet.

Shqetësim kryesor është mosrespektimi i këmbësorëve, por dhe mosdhënia nga mjetet përparësi mjeteve të tjerë në sinjalizimin rrugor vertikal. Këto dy kundravajtje janë janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm.

”Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve “injorojnë” sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore, Policia Rrugore e kryeqytetit monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë, konstatoi dhe procedoi administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e Rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?