Valë protestash për qeveri teknike? Bardhi tregon strategjinë e PD: Është në dy drejtime

8 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardh i cili do të jetë edhe drejtues politik në qarkun e Fierit, ka folur për rrugën që do të ndjekë PD për të fituar. Ai thotë se strategjia do të ketë dy drejtime; e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

”Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të tyre dhe për të çuar përpara prioritetet tonë, siç është reforma në drejtësi.

Nuk mund të ketë asgjë zgjidhje, nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira. Nuk mund t’i lejojmë vetes që zgjedhjet e 2025 të diktohen nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar.

Kryesia e PD ka vendosur që duhet të ketë dy drejtime strategjia, e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. Këto dy shtylla duhet të ecin paralel”, tha Bardhi për mediat.

SHKARKO APP