Valentina Leskaj iu përgjigjet akuzave për fëmijët: Nuk kanë marrë asnjë qindarkë

 

Deputeja e PS Valentina Leskaj iu është përgjigjur në Kuvend akuzave se për djemtë e saj, të cilët opozita i akuzon se kanë përfituar tendera publikë.

Leskaj tha se djemtë e saj nuk kanë përfituar asnjë qindarkë para publike.

Valentina Leskaj: “Harrojeni se mund të më bëni pis, të më intimidoni duke sajuar histori me tendera dhe do i marr një për një.

Ne bëjmë një diferencë unë jam një nënë e lumtur me fëmijët e mi dhe mos mendoni se duke më goditur si fëmijë mund të më shkatërroni. 

Djali im është 48 vjeç dhe ka 20 vjet biznes dhe e ka ngritur në qeverinë tuaj.

Nuk ka asnjë qindarkë para publike në biznesin e tij. Vetëm ka paguar taksa. Zero para publike në biznesin e tij. Turp që i bjeni në qafë një njeriu që doli në treg për të shitur sepse ngeli pa punë. Cfarë të bënte të bënte rolin e sekserit, sic bëjnë disa?

Ai ka kërkuar të marrë përsipër të marrë kredi të sakrifikojë me kredi për të bërë një punë . Cfarë duhet të bëjë të bëjë rolin e sekserit. 

Jeni mësuar me klientët tuaj që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë me paratë publike

Të dy fëmijët e mi janë model, është turp për këtë vend që djali im ka investuar 8 vjet studime jashtë shteti. Ka ngelur 8 vjet pa punë sepse ju ishit në pushtet, hapi një zyrë konsulence. Çfarë duhet të bëjë ?

Ka aplikuar tek OSHEE jo për stres dhe është tërhequr vetë që në tetor, jo në kohën kur nxorrët ju që të sulmonit një njeri të ndershëm.

Terminali multimodial i qytetit të Tiranës, projekti u fitua në 2012, fitues bashkia e Tiranës, u financua nga BERZH dhe u implementua në bashkëpunim me shoqërinë Ital Ferr .

Nuk e besoj se Lul Basha ka ndarë paratë me djalin tim. Dhe nuk janë para publike.

Studimi i fizibilitetit dhe hartimi i projketeve të kullimit.

Fitues ka qenë qeveria Berisha.. nëse i keni ndarë paratë me djalin tim tregojeni.

 Projekti u financua nga BB . Djali im ka qenë nënkontraktor. Cfarë duhet të bëjë të mos punojë?
Është marrë konsulent nga kompani të njohura. Duhet të ndihem fajtore se firma të njohura përzgjedhin djalin tim si konsulentë. Nuk kam folur për fëmijët e asnjërit

I kërkoj qeverisë të botojë të gjitha listat e koncesioneve dhe tenderave të punëve publike nga viti 2000 e të dalim e të matemi në sheshin e të vërtetës se kush abuzon këtu.

Berisha: I takonte që të mos merrte pjesë në tendera nëse ligji e ndalohet. Janë shkelje flagrante të ligjit pas nuk ka deklaruar konfliktin e interesit. Këta thonë nuk ka faj hajduti që vjedh. Po hekurudha e kujt është. Paratë e Bankës Botërore janë paratë që merren borxh.

SHKARKO APP