Valentina Leskaj kërkon “Foltore” në PS: Do nxis ndryshimin

Valentina Leskaj, një nga zonjat më fisnike që ka pasur PS-ja në qeverisje dhe në parti, duket se ka shumë rezerva për mënyrën sesi Edi Rama po drejton vendin. Në promovimin e librit të saj të parë, Leskaj i çoi sinjal Ramës se në PS-ja duhet që të nisë nga pastrimi i brendshëm.

“Do dëshiroja, do të shpresoja dhe do nxisja ndryshimin e vetvetes edhe të Partisë Socialiste”. Leskaj mbështeti opozitën kur thotë se të rinjtë zgjedhin largimin pasi nuk janë dakord me modelin shoqëror.

“Ikin për një vend pune, ikin për një pagë më të mirë. Por ka shumë të rinj që refuzojnë modelin e shoqërisë që ne kemi ngritur”. Valentina Leskaj ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë ajo ishte numri dy i Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?