”Valët e muzikës përhapin Covid-19”, Spiropali: Jam kundër

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar deklaratën e Ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, se valët e muzikës përhapin Covid-19. Spiropali fillimisht ka dashur ta shmangë këtë temë por në fund tha se nuk ka një studim që e vërteton një gjë të tillë, duke shtuar se nuk është dakord me atë çfarë tha Klosi.

“Ka një shprehje të bukur që thotë se edhe lumi nuk është njësoj. Nuk besoj se shpresoni të merrni dy herë të njëjtën deklaratë në këtë studio. Nuk mund as të jesh dakord as të mos jesh dakord mbi një çështje për të cilën nuk ke asnjë ekspertizë. Sigurisht që nuk ka një studim. Nuk besoj se pretendoni nga Klosi ekspertizë me këtë çështje. Meqë më kujtuat kohët e mjaftiti dhe kohët e vjetra të protestës dhe angazhimit tim, unë në Shkodër nuk kam shkuar njëherë por shumë herë, me FRESH për të ngritur zëri mbi ata të rinj që në atë kohë në shkodër hiqeshin nga puna pa të drejtë”, tha Spiropali në një intervistë për ”Report Tv”.

SHKARKO APP