Vali Korleone kërcënohet nga ISIS, braktis Kosovën dhe shkon në Siçili

 

Jo vetëm Franca dhe perëndimi janë të kërcënuara nga ISIS.

Vali Corleone, personazh tepër  i përfolur shqiptar duket se ka vendosur që ta braktisë Kosovën, por jo me dëshirën e tij.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Princ Corleone ditëve të fundit vazhdimisht ka deklaruar se ka marrë një mesazh kërcënues nga organizata terroriste ISIS.

Vali Corleone ka thënë se ka disa ditë që ai ka marrë mesazh kërcënues nga kjo organizatë dhe se sipas tij kjo është arsyeja që ai po e braktis Kosovën për të shkuar në vendin e tij të lindjes, në Siçili të Italisë.

Madje edhe makina e shtrenjtë e Corleones tashmë është transferuar për në Itali.

SHKARKO APP