Valteri: Këlliçi nuk kandidoi për të fituar Tiranën, por për të marrë drejtimin e PD-së

Ish-deputeti, Halit Valteri thotë se Belind Këlliçi nuk u përfshi në zgjedhje për të fituar bashkinë e Tiranës, por PD-në.

“Këllici nuk ka garuar për të fituar bashkinë e Tiranës por për të marrë PD-në. Nuk mund të thuash nuk i dua votat e Bejkos, se ty të duhen edhe votat e kundërshtarëve jo më të të djathtëve”,-tha Valteri.

Ai shton edhe se Partia e Lirisë, është e vetmja që ka fituar në këto zgjedhje, pasi ka 200 nga 242 këshilltarët bashkiakë të koalicionit Berisha-Meta në bashkitë e vendit. Por më tej shtoi se këshilltarët bashkiakë të PL pas disa kohësh do të votojnë edhe pro PS me qëllim për të qenë sërish pjesë e pushtetit.

“PL është e vetmja që ka fituar në këto zgjedhje. Nëse mazhoranca ka nxjerrë njerëzit e saj të votojnë, e vetmja nga 242 që kanë marrë në gjithë Shqipërinë, 200 i ka të vetat”,-tha në ”Report TV”.

SHKARKO APP