Vandalizëm te Unaza e Re, 30 makina gdhihen me xhama të thyer

 

Një ditë pas protestës së 8 Dhjetorit, ku shqiptarët e dëgjuan me dhjetëra herë fjalën 'vandalizëm', një ngjarje e çuditshme u shënua në Unazën e Re në Tiranë.

Kështu, raportohet se rreth 30 makina të parkuara në Unazën e Re janë gdhirë në mëngjes me xhama të thyer.

Të zotët e tyre janë habitur kur kanë parë jo vetëm xhamin e makinës së tyre të copëtuar, por edhe të fqinjëve përreth dhe së bashku kanë bërë denoncimin në polici.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, duke marrë deklarimet e drejtuesve të mjeteve dhe më pas, duke i çuar makinat përkatëse në Komisariatin nr.6.

SHKARKO APP