Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë: Spiun i serbit

Statuja e Mbretit Ahmet Zogu në Tiranë është vandalizuar mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.

Në bazën e statujës janë vendosur shkrime me bojë kundër figurës së Ahmet Zogut.

“Poshtë tradhtari”; “Spiun i serbit”, ndërsa kërkohet që të vendosen statujat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statuja e Ahmet Zogut u vendos nga autoritetet shqiptare në vitin 2012 në bulevardin me të njëjtin emër në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?