Vanesa Sono është shpallur fituesja e edicionit “Gjeniu i vogel”

 

Vanesa Sono është shpallur fituesja e edicionit të gjashtë të spektalit të zbulimit të talenteve të rinj, "Gjeniu i Vogël".

Vogëlushja nga Saranda ka kaluar javë pas jave kualifikimet deri sa, të shtunën në natën finale, triumfoi në treshen e fundit duke sfiduar Rean dhe Artemisën.

Juria gjithnjë e kishte veçuar Vanesën për saktësinë, fuqinë dhe ngjyrën e veçantë të vokalit. Finalja e "Gjeniut të Vogël" ka sjellë interpretimet më të mira të fëmijëve pjesëmarrës, të cilët kanë emocionuar publikun me vokalet e jashtëzakonshëm.

SHKARKO APP