Vangjel Dule: Arrestimi i Fredi Belerit, akt i pashpjegueshëm

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e ka cilësuar arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin, si një sulm të pastër politik.

“Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje dhe stigmatizimi të kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forcat policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariat z. Beleri dhe avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë.

Është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Thirrja jonë është lirimi i menjëhershëm i z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”, u shpreh Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?