Vangjel Tavo e ftoi të bëhet nënkryetar bashkie, përgjigjet Gjikuria: Ç’do bësh ti po fitova unë?!

Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria ka reaguar për ftesën e kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo.

Vangjel Tavo i ka bërë një ftesë publike kundërshatrit të tij, që në rast se ky i fundit humbet zgjedhjet, të bëhet nënkryetar i bashkisë Himarë.

“Nuk jam marrë ndonjëherë me kundërshtarët e mi politikë, kundërshtarët e mi janë problemet e njerëzve. Po e them prapë, nëse zoti Gjikuria që erdhi nga Amerika është me të vërtetë i interesuar për Himarën, i them që është i mirëpritur të jetë pjesë e ekipit tim si nënkryetar bashkie. Nuk mund të vazhdojë që Himara të jetë e ndarë për motive nacionaliste”, -tha Tavo.

Ndërsa Gjikuria ia ktheu:

“Nuk e kisha dëgjuar këtë, më gjetët pa përgatitur. Unë dua ti them zotit Tavo, po nëse fitoj unë çfarë do bëjë ai? Dua ta pyes unë atë, çfarë do bëjë ai. Unë jam fitues pa diskutim, do flasim në ditët në vazhdim.

SHKARKO APP