Vangjel Tavo ironi me kundërshtarin: Nëse Gjikuria nuk kthehet në SHBA, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë!

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Himarës, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në 4 gusht.

Vangjel Tavo, deklaroi se e fton kundërshtarin e tij, Petro Gjikuria, të bëhet nënkryetar i Bashkisë pas zgjedhjeve, nëse do të qëndrojë në Himarë dhe nuk do të largohet sërish drejt SHBA-ve, nga ku ka ardhur për të kandiduar.

Tavo deklaroi me tone ironike, se nëse Gjikurisë i “dhimbset Himara”, të mos largohet drejt SHBA-ve, por të qëndrojë atje edhe pas humbjes së zgjedhjeve dhe t’i bashkohet ekipit të tij, si nënkryetar.

“Nëse zoti Gjikuria humbet zgjedhjet, që është e sigurtë që do t’i humbasë, në datën 5 gusht, meqenëse i dhimbset Himara, në datën 5 do të kthehet në Amerikë apo do të rrijë në Himarë të kontribojë? Nëse do ti interesonte Himara, Dhërmiu, dhe do të rrijë në Shqipëri, jam gati ta ftoj sot nëpërmjet studios tuaj, që jo vetëm të rrijë por të jetë pjesë e stafit tim, të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës”, tha Tavo.

 

SHKARKO APP