Vangjel Tavo kryetar i Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp, nuk ka zgjedhur që të komentojë zgjedhjen e Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës.
Vangjel Tavo vite më parë ka qenë edhe ish-deputet dhe ish- ministër i LSI, por kreu i PL zgjodhi që të mos jap asnjë koment për fituesin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama për konsensus për grabitjen e pronave në jug të vendit.
”Nuk kam asnjë mesazh për të, por për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Ramën e kam një mesazh që të gjitha këmbimet dhe shkëmbimet që bënë për të fshehur aktet e rënda të tradhtisë kombëtare e për të bërë konsensus për grabitjen e pronave në jug, Dhërmi e Vuno nuk do të funksionojë”, tha ai.