Vangjel Tavo, thirrje Qeverisë: Shpëtoni njerëzit në Gjirokastër

Deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka reaguar për situatën e krijuar nga përmbytjet në Gjirokastër. Në një deklaratë për mediat, Tavo u bënë thirrje institucioneve qeveritare të reagojnë, pasi në këtë qark po rrezikohen jetë njerëzish.

Deklarata e plotë e deputetit, Vangjel Tavo:

Situatë e rënduar në qarkun e Gjirokastrës. Shumë familje rrezikojnë jetën në rrëshkitjen e dheut në një pallat në Kodrën e Shtufit (rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër në Gjirokastër). Probleme me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike, rrugë të bllokuara. Në Dropull 6 fshatra janë tërësisht të bllokuara pavarësisht rrugëve provizore të hapura nga Bashkia. Ura e Llongos dhe Koshovicës të dëmtuara. Në X ura e Hoshtevës, monument kulture, është rrënuar. Nuk ka asnjë ndërhyrje. Në Zhulat edhe Dropull nuk ka energji elektrike. Është përmbytur nënstacioni i vjetër në Gjirokastër. Në Memaliaj rrezikohet uji i pijshëm për shkak të reshjeve të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata në mbarë qarkun e Gjirokastrës është alarmante.
I bëj thirrje qeverisë e institucioneve të pushtetit qendror, emergjencave civile e çdo autoriteti përkatës të ndërhyjnë në mënyrë urgjente pasi po rrezikohet jeta e banorëve.
Bashkia e Gjirokastrës e Dropullit e të tjera janë në terren për të ndjekur situatën por kjo gjendje tejet e rënduar shkon përtej kapacitetit që mund të përballojnë këto bashki. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga pushteti qendror i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë veprim e nuk ka reaguar aspak për këtë katastrofë ku gjendet qarku ynë.
Në emër të çdo banori të rrezikuar nga kjo gjendje i bëj thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vangjel Tavo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?