Vangjel Tavo: Vendi po shpopullohet. Kjo tragjedi duhet ndalur

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo shprehet se vendi ka nevojë emergjente ndalimin e emigrimit. Në një postim në Facebook, Tavo shprehet se sot në ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrimit të rinisë.

“Vendi po shpopullohet. Kjo tragjedi duhet ndalur. Kjo tragjedi ka autor sektin e “Rilindjes” që me varfërinë, korrupsionin dhe papunësinë po e largon çdo ditë rininë tonë. Në këtë ditë përshëndes të gjithë emigrantët në Greqi të cilët me duart e tyre dhe me dërgesat e tyre kanë ndërtuar Shqipërinë, kanë ndihmuar familjet e tyre këtu dhe kanë mbajtur gjallë ekonominë e familjarëve dhe vendlindjeve të tyre. Më 25 prill është dita për të sjellë ndryshimin e madh. Për t’i krijuar mundësi rinisë ta ndërtojë këtu të ardhmen e saj, dhe për të krijuar punësim dhe kushte biznesi që emigrantët kudo që ndodhen të kthehen e ta ndërtojnë këtu jetën e tyre”,- shprehet Tavo në një reagim në Facebook.

SHKARKO APP