Vangjeli-Berishës: Pranoni që keni koalicion me LSI, dhe se do quhet Partitë Demokratike

Sali Berisha thotë se është duke shqyrtuar me ekspertët dy mundësi për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Atë të daljes me kandidatë të pavarur ose me një koalicion, ku po bisedohet me të gjitha partitë opozitare. Gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, analisti Lorenc Vangjeli i kërkoi Berishës që të pranojë se tashmë marrëveshja është mbyllur me LSI-në dhe se emri i koalicionit do të jetë Partitë Demokratike.

Pjesë nga diskutimi në studio

Vangjeli: Pse nuk rrëfeni që jeni duke mbyllur në mos e keni mbyllur marrëveshjen me LSI për të hyrë në zgjedhje dhe madje emri i koaliacionit tuaj do të jetë Partitë Demokratike!

Fevziu: Ka negociata me LSI?

Berisha: Me të gjitha partitë.

Fatjona Mejdini: Nuk mund të futeni në koalicion kur nuk jeni regjistruar si parti politike. Kandidatët tuaj do të jenë si të pavarur?

Berisha: Do të jenë kandidatë të aleancës.

Fatjona Mejdini: Aleanca përfaqësohet nga parti, ju nuk përfaqësoni një parti…

Berisha: Përfaqësojmë revolucionin.

Vangjeli: Emri i koalicionit është partitë demokratike.

SHKARKO APP