Vangjush Dako do merret në pyetje nga prokuroria
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria.
ABC News raporton se Dako pritet që të merret në pyetje në ditët në vijim nga organi i akuzës. Dako do të japë dëshminë e tij lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku vetëm në qytetin e Durrësit humbën jetën 23 persona.
Bashkia e Durrësit është organi i drejtpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët.