Vangjush Dako: I dhashë leje ndërtimi Gridës për tre pallate, futi mik Agasin

Kreu i bashkisë së Durrësit dhe sfidanti i PS-së për këtë post, Vangjush Dako ka pranuar më në fund të rrëfejë një nga misteret e kësaj fushate. Ai dhe Grida Duma nuk janë vetëm rivalë, por njëkohësisht edhe kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin. Fjala është për në mandatin e parë të Dakos në krye të Durrësit kur ai i ka dhënë një leje ndërtimi për plot tre pallate, rivales së tij të sotme. "Po- ka pranuar të mërkurën Dako në emisionin "Opinion", meqënëse  Grida më gjeti mik ish deputetin socialist Bardh Agasi me të cilin kishin punuar në ambasadë në Danimarkë, unë e prita. Ajo më kërkoi një leje në një tokë të familjes së saj. Ajo ishte edhe pronare toke edhe zhvilluese, dmth investitore". Dako ka spjeguar se i ka dhënë Dumës një leje të vetme për ndërtimin e tre pallateve. "Nëse ka akuza ndaj meje për mitmarrje apo se i detyroj kompanite e ndërtimin të punojnë me firmën e betonit të tim vëllai për këto le të flasë rivalja ime: a i kam kërkuar para apo a i kam vënë kushte' komentoi Dako në formë pyetjeje.

SHKARKO APP