Vangjush Dako në pranga, gazetarja Lala: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti

Urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK-u janë për ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit, mes të cilëve edhe për ish-kryetarin e kësaj bashkie, Vangjush Dako.

Gazetarja Klodiana Lala, tha se Dako akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës. Ajo tha se hetimi i SPAK është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme

”Gjithçka lidhjet me një denoncim mbi një pallat të ndërtuar 12 vite më parë, godinë me dy leje ndërtimi në kohë të ndryshme. Në tërmetin e 26 nëntori 2019, sipas hetimeve të SPAK pallati ka pësuar dëmtime të rënda, dhe banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish-zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë.

Gjatë kohës së hetimit janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, përfshirë këtu edhe zotin Dako. Hetimi është shtirë edhe për pasurinë e zotit Dako, ka pasur kontrolle e verifikime nga institucione të ndryshme”,-tha Lala.

SHKARKO APP