Vapa merr fund, ja kur do zbresin temperaturat
Kjo e enjte duket se ka qenë më e nxehtë për këtë javë, ku tempreturat e larta mbeten dominante. Edhe pse termometri ka shënuar 41 gradë, vapa është ndierë edhe më shumë së kaq nga qytetarët.
Por lajmi i mirë është se do të këtë vranësira kryesisht në zona malore të cilat mund të shkaktojnë reshje madje në formë rrebeshi. Të shtunën pritet rënie e temperaturave.
Edhe pse nuk janë këto temperaturat me të larta me të cilat përballet vendi ynë, pasi rekordi është thyer një vit më parë ku në Berat termometri shënonte 44 gradë, por këtë vit thonë meteorologët është thyer rekord me temperaturat e larta si asnjëherë tjetër në zonat malore ku në Peshkopi termometri ka shënuar 40 gradë Celcius.