Vapa, në Urgjencën e Elbasanit 80 fëmijë në 24 orë

Rreth 80 fëmijë në 24 orë u paraqitën në urgjencën e pediatrisë së Elbasanit për ndihmë mjekësore. Shkak i këtij fluksi janë temperaturat e larta të ditëve të fundit, që shkaktojnë disa lloje komplikacionesh. Mjekët e urgjencës shprehen se ky fluks është edhe për shkak se prindërit shmangin mjekun e familjes. Mjekët sqarojnë situatën si dhe japin këshillat për prindërit.

“Fëmijët që paraqiten kanë probleme më së shumti me traktin gastro-intestinal, po kemi fëmijë edhe me bronkopneumoni. Prindërit të kenë kujdes që pas orës 10 fëmijët të rrinë brenda, t’ i japin ushqime të ruajtura në temperatura optimale, të kenë shumë kujdes me higjienën”, thotë Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan.

Shtimi i fluksit të fëmijëve që paraqiten në urgjencën e pediatrisë nuk ka si shkak vetëm vapën. Evitimi i mjekut te familjes sjell edhe raste te shtuara pranë pediatrisë. Prindërit thonë se shkojnë aty për të pasur një shërbim më të mirë mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?