Var veten në litar një i dënuar në burgun e Fierit
Një i dënuar në burgun e Fierit ka varur veten në litar brenda në qeli.
38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk jepet enede, kishte qënë i dënuar me tre burg për vjedhje.
Viktima kishte vetëm 2 ditë që ishte transferuar aty nga burgu i Vlorës.
Hetuesit kanë nisur mbledhjen e provave dhe dëshmive për të zbuluar shkaqet e vetëvrasjes.
Policia e Fierit ka njoftuar se i dënuari që ka varur veten në qelitë e burgut ishte A.M. nga Qeparoi i Vlorës.
Ai ishte dënuar me tre muaj burg për vjedhje.
Nga ana e IEPV ky person ishte dërguar për ekzaminim para ngjarjes, tha Policia, sepse kishte shfaqur shenja depresive. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45 të së premtes dhe ai kishte qënë i vetëm në qeli, pa persona të tjerë.”
Dyshohet se i dënuari nuk e ka përballuar dot qëndrimin në burg.
KOHA JONË SONDAZH

