Varhelyi në Këshillin Europian: Theksoj nevojën për të siguruar qasje të shpejtë të vaksinave për rajonin e Ballkanit Perëndimor

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në vaksinat ndaj COVID-19.

Varhelyi theksoi se është e nevojshme që të sigurohet qasje e shpejtë të vaksinave për rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Azinë Lindore e Paqësorin.

Ai edhe një herë garantoi se BE qëndron pranë partnerëve si Ballkani Perëndimor.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI

Në Këshillin Europian sot për të prezantuar Komisionin Europian. Në luftën ndaj COVID19  BE qëndron pranë partnerëve të saj me Ballkanin Perëndimor & lagjen. Theksoj nevojën për të siguruar qasje të shpejtë për vaksinat në rajonet Ballkanit Perëndimor dhe Azinë Lindore. Nënvizoj gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalny.

 

SHKARKO APP