Varhelyi në Tiranë shpjegon planin e rritjes ekonomike: Është plan ambicioz, fillimi i një ndryshimi rrënjësor

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së. Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove të jepen edhe 6 miliardë euro të tjera.

“BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi, para se të bëheni pjesë e BE. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim, kemi besim të plotë se do të mund t’i merrni përfitimet që sjell ky plan.

Ajo që ju po shihni tani është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Është shumë e qartë që tani për planin e rritjes, të gjitha vendet e kanë marrë në dorë. Por, rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi, duhet të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ju mund të bëheni pjesë e tregut, edhe para se të bëheni shtete anëtare.

19% e atyre që ofrohen në rajon, do të merren deri në vitin 2027. Jemi në fillimin e një ndryshimi rrënjësor dhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.

SHKARKO APP