Varhelyi takon ministrin Hasani: Deri në fund të këtij viti të hapim kapitullin e parë për negociatat e anëtarësimit në BE
Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar këtë të hënë me Igli Hasanin, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Varhelyi shkruan se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat drejt integrimit në BE. Ai shtoi se synimi është që deri në fund të këtij viti, BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për kapitullin e parë.
”Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm. Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”,-shkruan Varhelyi.
#Albania, as a negotiating country, has continued to make progress in EU- related reforms.
Met Minister @IgliHasani on the margin of the EU-Western Balkan Ministerial to discuss the next steps.
Our aim is to open accession negotiations on the 1st Cluster by the end of this year. pic.twitter.com/u1QGmR9Pry— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 13, 2023