Variantet e reja të Covid-19 në Shqipëri? Bino: Mostra edhe drejt Berlinit

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se janë duke intensifikuar punën në laboratorin e ISHP si dhe jemi duke bashkëpunuar me institucione të tjera jashtë vendin për identifikimin e varianteve të reja të virusit.

”Ne jemi duke shfrytëzuar dhe metodika të tjera, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kolegë të ndryshëm në lidhje me testimin nëpërmjet PCR, për identifikimin, jo saktësisht të variantit, por që identifikojmë nëse kemi të bëjmë me diçka të re. Po bëhen gati mostrat e tjera për t’u dërguar pranë Institutit të Virologjisë Charite në Berlin. Kjo është një punë që do të vazhdojë, krahas punës së laboratorit me PCR, do të vazhdojë edhe puna për dërgimin e vazhdueshëm të mostrave në lidhje me identifikimin e të gjitha varianteve të reja, jo vetëm variantit britanik, por të çdo lloj variant të ri, në mënyrë që këto mutacione të kapen në kohë”, tha Bino.

SHKARKO APP