Varianti ”Delta” po rrit infektimet/ Ekspertët: Merrni vaksinat, të ulim rastet e rënda

Në 24 orët e fundit janë 132 raste të reja me virusin Covid-19, dhe kjo rritje vjen si pasojë e prezencën së variantit ”Delta” në Shqipëri. Thirrja është vaksinimi, kjo për të ulur që në vend të kemi raste të rënda.

Ekspertët e Institutit të shëndetit publik po përballen me ulje të interesit për dozat anti-covid- edhe pse jemi në muajin e hapur të vaksinimit. Të rinjtë janë me refuzuesit ndaj vaksinës anti-covid, ndërsa ekspertët theksojnë se marrja e të dyja dozave, sipas afateve të përcaktuara, të mbron nga komplikacionet e rënda të variantit Delta.

Rreth 7 mijë vaksinime kryhen në ditë, ndërsa nga fillimi i fushatës kanë marrë dozën e parë anti-covid 1.2 milion qytetarë, nga të cilët 24% janë vaksinuar me të dyja dozat. Me ardhjen e sasive të tjera të vaksinës Pfizer, janë shtuar kategoritë që mund ta përfitojnë përmes mjekut të familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gushti është shpallur muaji i hapur për vaksinimin e personave mbi 18 vjeç, ndërsa thirrje e veçantë u është bërë studentëve për t’i marre të dyja dozat para fillimit të vitit të ri akademik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?