Varianti ”Delta”, zv/ministrja Rakacolli: Dyshime të forta që është i pranishëm në Shqipëri

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se Covid-19 është ende mes nesh, por që nuk priten më valë të mëdha si ato që kemi përjetuar. E pyetur nëse varianti ”Delta” i virusit është i pranishëm në Shqipëri, zv/ministrja Rakacolli u shpreh se ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar asnjë rast.

”Ka dyshime të forta që virusi Delta është i pranishëm në Shqipëri. Ne po presim një konfirmim nga laboratorët e referencës që kemi në Gjermani. Përsa i përket mbrojtjes së variantit Delta të vaksinave duhet të presim edhe pak duke qenë se është një variant i ri, pro studimet laboratorike tregojnë që janë efikase”,-tha në ”Ora News”.

Po ashtu Rakacolli tha se nuk mund ta dallojmë nëse jemi të infektuar me variantin ”Delta” pa shkuar te mjeku, sepse shenjat janë pothuajse njësoj edhe me variantet e tjera të virusit.

 

SHKARKO APP