Varianti i ri i COVID-19, Bardh Spahia: Shqipëria krejt e pa përgatitur dhe pa plan, mungojnë masat parandaluese

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar për variantin e ri të COVID-19 të shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe duke konstatuar se Shqipëria gjendet sërish e pa përgatitur.

Spahia thekson se ndërsa vendet europiane marrin masa të forta, Shqipëria është pa plan edhe pse po i mbërrijnë emigrantët për festat e fundvitit nga vende që tashmë janë prekur nga varianti i ri i COVID-19.

Sipas Spahisë në këtë drejtim Shqipërisë i duhet një plan veprimi serioz, dhe madje as kufizimi i orarit do shkojë kot nëse nuk merren masa të shumta, dhe kjo do kushtojë edhe jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHQIPTARET TE PAMBROJTUR NGA VARIANTET E REJA TE COVID-19!

Rritja e orarit kufizues është vetëm një nga elementët e kontrollit ndaj Covid-19, pjesë e detyrimit dhe sakrificës qytetare për të shmangur infektimin.

Por cka bie në sy si zakonisht është mungesa e masave parandaluese, mbrojtëse për kontrollin e prekjes së vendit tonë nga varianti i ri i koronavirusit.

Të gjitha vendet europiane dhe jo vetëm, përfshi edhe fqinjët tanë kane marre masa te forta, si dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare. Në këtë situatë Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan. Akoma sot autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap edhe pse nga vendet e prekura ku ende udhëtohet po mbërrijnë emigrantët shqiptarë që do kalojnë festat pranë familjeve.

Kufizimi i orarit të lëvizjes është një sakrificë e madhe për qytetarët e bizneset shqiptare e cila do shkojë kot nëse nuk integrohet me masat e shumta që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse qeveritare! Duhen marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19. Dështimi i qeverisë dhe autoriteteve shtetërore në këtë drejtim kushton jetë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?