Varianti i ri i Covid-19/ Presidenti Biden: Shkak për shqetësim, jo për panik
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti variantin e ri të Covid-19 të njohur si ”Omicron” një shkak për shqetësim, por “jo një shkak për panik”. Biden deklaroi kështu të hënën duke thënë se nuk po e konsideronte vendosjen e masave të gjëra bllokuese në SHBA.
Ai u kërkoi përsëri amerikanëve që të vaksinohen plotësisht, duke përfshirë vaksinat përforcuese si dhe i luti ata që të vendosin maskat në ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Duke folur të hënën në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se është e pashmangshme që varianti i ri të arrijë në SHBA, por ai gjithashtu tha se vendi ka mjetet e nevojshme për të mbrojtur amerikanët – veçanërisht vaksinat e miratuara si dhe vaksinat përforcuese.
Kur të mbërrijë Omicron, dhe do të ndodhë, tha Biden, Amerika do të “përballet me këtë kërcënim të ri ashtu siç jemi përballur me ata që i kanë dalë më parë”.