Varianti indian në Shqipëri? Ka raste të dyshuara, por dolën negativë
Në Shqipëri nuk ka ende persona të konfirmuar me mutacionin indian të Covid-19, por nuk mungojnë rastet e dyshuara. Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik janë kryer analiza tek personat e dyshuar, por kanë rezultuar negative.
”Nga ana epidemiologjike raste të dyshuara ka, por asnjë sinjal i veçantë për qarkullimin e këtij mutacioni”. Ajo që po shqetëson mbarë botën është transmetueshmëria e lartë e variantit indian dhe simptomat të ndryshme nga mutacioni britanik dhe ai klasik i Covid-19.
“Nga vlerësimet e situatës sidomos në Britani, mendohet se është 50% më i transmetueshëm se varinti britanik, ku ky i fundit ishte 50-100% më i transmetueshëm se varianti origjinal i Covid-19. Mutacioni indian ka një klinikë ndryshe, më pak raste me temperaturë dhe kollë dhe më së shumti dhimbje koke, diare dhe të përziera”, shtoi Iris Hasibra. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik thotë se ende nuk ka të dhëna të sakta sesi veprojnë vaksinat anti-covid ndaj variantit të ri delta.