Varka pësoi defekt në det të hapur, shpëtohen 4 familjarët në Durrës

Një familje me katër anëtarë është shpëtuar. Ata ishin në rrezik mbytje, pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt. 4 personat, mes të cilëve dy fëmijë të mitur u nxorën në breg nga policia bregdetare. Në breg u nxor edhe varka plastike që kishte pësuar defekt. Një tjetër qytetar është shpëtuar nga policia kufitar, pasi mjeti lundrues Jet Ski me të cilin kishte dalë në det pësoi defekt.

SHKARKO APP