Vasac: Franca, solidaritet karshi popullit shqiptar
Ambasadorja e Francës, Christina Vasac nga Elbasani tha se vendi i saj ka shprehur solidaritet karshi popullit shqiptar.
Vasac tha se janë bërë disa konsultime në këtë kuadër.
“Kjo konferencë do të zhvillohet por është shumë shpejt që ne të japim një datë. Sigurisht vitin e ardhshëm në muajt e parë ndoshta. Ajo cka ne duhet të nxjerrim në pah është solidariteti i Francës karshi popullit tuaj dhe ndihma që dha në këto ditë të vështira”, tha Vasac.
Ambasadorja franceze ishte e pranishme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani ” gjatë aktivitetit kushtuar ekspozimit të Fondit prej 3500 librash.