Vasil Bollano shfaqet me Lulzim Bashën në Himarë

Vasil Bollano është shfaqur krah Lulzim Bashës ditën e djeshme në Himarë, teksa ky i fundit ka prezantuar kandidaten e PD-­së për Himarën, Lefterie Prifti.

Pas prezantimit, Basha ka drekuar në një restorant të zonës me shtabin e PD­-së dhe kandidaten e kësaj partie, ku në këtë drekë ka marrë pjesë edhe Vasil Bollano. 

Lefterie Prifti ka qenë një nga bashkëpunëtoret e më të ngushta të Bollanos, kur ai drejtonte Bashkinë e Himarës.

Për këtë arsye, duket se Bollano ka vendosur të mbështesë kandidaten e PD­-së në Himarë, dhe jo atë të partisë së tij, PBDNJ-­së.

SHKARKO APP