Vasili akuza Ramës: Shqiptarët do t’i kërkojë llogari për tradhtinë me kufijtë, po fshihet vrimave

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka thyer çdo afat për t’u përgjigjur në lidhje me kërkesën zyrtare e cila i është dërguar që më 17 janar mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë. Vasili këmbëngul se kreu i qeverisë ka shkelur llogaridhënien, duke pasur parasysh që në ligj parashikohet që përgjigja ndaj kërkesës duhet të vijë në një afat jo më shumë se 15 ditë pas marrjes së saj.

Postimi i plotë:

Pazarxhiu i kufijve Edi Rama nuk guxon ti përgjigjet kërkesës Zyrtare, me 27 pyetje, për kufirin detar. I jam drejtuar që në datë 17 janar të këtij viti Edi Ramës me 27 pyetje lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Edi Rama ka shkelur çdo afat dhe nuk ka kthyer asnjë përgjigje duke ju fshehur llogaridhënies dhe duke shkelur çdo afat dhe kanë kaluar më shumë se tre javë.
Ligji përcakton që Edi Rama duhet të kthejë përgjigje brenda 15 ditësh.

L I G J I Nr.8550, datë 18.11.1999 “STATUSI I DEPUTETIT” ne nenin 8 përcakton:
Neni 8 “2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës”.

Pazarxhiu Edi Rama i kapur në pazare dhe faje shumë të rënda, e ka krejt kot që fshihet vrimave siç bën sa herë kapet me presh në dorë. Pazarxhiu i kufijve Edi Rama po refuzon haptas llogaridhënien ndaj Parlamentit.

Pazarxhiu Edi Rama është ligjërisht i vetshkarkuar sepse Kushtetuta është shumë e qartë dhe e prerë në detyrimin për llogaridhënie të kryeministrit dhe mbi Kushtetutën nuk del dot kērkush. Në 11 shkurt do të kërkojë populli llogari për tradhëtinë e pazarxhiut Edi Rama me kufijtë e Shqipërisë.

SHKARKO APP